TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një ditë pas zjarrit të madh që përfshiu pallatin te “Farmacia 10” në Tiranë, policia ka arrestuar 4 persona, njëri prej tyre është menaxherja e Big Marketit, i cili ndodhej në katin e parë, nga ku dyshohet se nisi zjarri.
Ndërtuesi i "Arlis", Armand Lilo shpallet në kërkim nga policia për zjarrin në kompleksin te "Farmacia 10".
Policia ka arrestuar administratorin e pallatit dhe menaxheren e marketit në afërsi të të cilit dyshohet se ndodhi zjarri.
Nderkohe qe ne total, katër persona janë ndaluar nga Policia e Tiranës në lidhje me incidentin e ndodhur të martën ku një pallat 12-katësh në kryeqytet mori flakë.
Nga zjarri shtatë persona u dërguan në spital, mes tyre edhe zjarrfikës që punuan për shuarjen e flakëve dhe evakuimin e banorëve.