AKTUALITET, 14 Prill 2026, 21:47

Zjarri në kompleksin “Arlis” në Tiranë, Lamallari viziton në QSUT zjarrfikësit dhe qytetarët e lënduar

Zjarri në kompleksin “Arlis” në Tiranë, Lamallari

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka vizituar mbrëmjen e sotme zjarrfikësit dhe qytetarët e lënduar nga zjarri që përfshiu një pallat në Tiranë.

Ai ka deklaruar se puna për vënien nën kontroll të plotë të flakëve vijon ende, ndërsa ka bërë të ditur se zjarrfikësit dhe qytetarët e lënduar, po marrin trajtim në QSUT.

“Teksa vijon operacioni për vënien nën kontroll të plotë të zjarrit në pallatin që u përfshi nga flakët, isha në QSUT për të parë nga afër gjendjen e efektivëve zjarrfikës dhe qytetarëve të lënduar. Fatmirësisht, siç më thanë mjekët, ndodhen jashtë rrezikut për jetën,” u shpreh Lamallari.

Ai shtoi gjithashtu se që nga momentet e para të zjarrit ka qenë në terren së bashku me forcat e Shërbimit Zjarrfikës, Policinë e Shtetit dhe Emergjencat Civile, të cilat sipas tij kanë ndërhyrë për të shmangur pasoja më të rënda në jetë njerëzish.