TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Inxhinieri Romeo Nazarko ka reaguar pas situatës në kompleksin “Arlis”, ku një zjarr masiv përfshiu dhe shkrumboi një pjesë të pallatit.
Ai ka publikuar një kërkesë drejtuar Kuvendit, duke e lidhur ngjarjen edhe me një rast të mëparshëm në Tiranë në vitin 2024, ku një tjetër pallati iu dogj fasada.
Nazarko thekson se kjo situatë, sipas tij, ishte e paralajmëruar dhe se autoritetet nuk kanë marrë parasysh paralajmërimet teknike. Ai shton se problemi kryesor mbetet mosdëgjimi i ekspertëve, edhe kur ata mbajnë poste drejtuese.
“E kemi paralajmëruar këtë situatë, por vazhdojnë me papërgjegjshmëri të mos dëgjojnë. E keqja është që nuk dëgjojnë as inxhinierët, kur kapin ndonjë post drejtues”, është shprehur Nazarko.