TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Inspektorati i Përgjithshëm ka urdhëruar ngritjen e një grupi pune për verifikimin e shkaqeve që çuan në rënien e zjarrit në kompleksin "Arlis" në Tiranë.
Dashnor Sula ka bërë të ditur se po e ndjek nga afër situatën, ndërsa grupi i ngritur do të kryejë verifikimet e nevojshme për të përcaktuar nëse bizneset që operojnë në ambientet e kompleksit kanë qenë në përputhje me kushtet teknike dhe ligjore.
Ndërkohë, më herët drejtori i zjarrfikëses së Tiranës, Shkëlqim Goxhaj deklaroi se zjarri i rënë pranë zonës së QSUT, tek “Farmacia 10”, është vënë nën monitorim dhe po shkohet drejt përfundimit të shuarjes së flakëve.