AKTUALITET, 22 Janar 2025, 22:02

Zjarri në hotel/ Tragjedia me 79 të vdekur, kreu i ‘Vatrës’: Shumica e viktimave studentë e fëmijë, sot u varrosën 14 njerëz nga e njëjta familje

Zjarri në hotel/ Tragjedia me 79 të vdekur, kreu i

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Turqinë, ku në një hotel dimëror, ka rënë zjarr dhe për pasojë, deri tani kanë vdekur 79 njerëz.

Kreu i Shoqatës Vatra në Turqi Bora Zukali u shpreh se shumica e viktimave nga ky zjarr ishin studentë dhe fëmijë. Ai u shpreh se sot janë varrosur 14 njerëz nga e njëjta familje dhe se në varrim ka qenë i pranishëm edhe presidenti turk Tajip Rexhep Erdogan.

Bora Zukali, kryetari i Shoqatës Vatra në Turqi: 79 persona vdiqën dhe për të gjithë Turqinë kjo është një ditë e zezë. Gjërat e nevojshme nuk ishin në rregull. Zjarri e përfshiu hotelin komplet dhe personat në hotel janë bllokuar. Në pushime dimërore ishin studentë bashkë me familje. 14 persona u varrosën nga një familje sot. Në varrim ka marrë pjesë edhe presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.

Po punohet për të zbardhur shkakun e zjarrit. Institucionet ia hedhin fajin njëri-tjetrit. Alarmet për tymin nuk funksiononin. Turistët kanë paguar 90 deri 800 euro për një natë në hotel, tarifa ka qenë e shtrenjtë. Zjarri mund të ketë rënë në restorant. Disa njerëz thuhet se ishin në gjumë dhe janë mbytur nga tymi. Për tragjedinë janë arrestuar 9 persona. Shumica e viktimave ishin studentë e fëmijë.