TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një zjarr i përmasave të mëdha, ka përfshirë mesditën e sotme, kodrat e Peshtanit në Fier.
Flakët janë përhapur me shpejtësi, të favorizuara nga era e forte, duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi të dendur në pyllin me pisha dhe ullishte.
Sipas shefit të shërbimit zjarrfikës në bashkinë Fier, Zija Hyka, në vendngjarje kanë shkuar menjëherë tre automjete zjarrfikëse të cilat po punojnë me efektiv të plotë për të bërë të mundur neutralizimin e flakëve.
Po sipas z. Hyka, zjarri i sotëm mendohet të jetë riaktivizuar pasi ditën e djeshme po në të njëjtin vend, ka rënë një vatër zjarri e cila është fikur pas ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve zjarrfikëse.
Sipas policisë zjarri ka nisur nga një pronë private dhe janë shoqëruar dy shtetas.
"Rreth orës 14:35, në tokën ne pronësi të shtetases E. M., 40 vjeçe, në fshatin Peshtanbregas, Fier, ka rënë zjarr.
Si pasojë e përhapjes së flakëve nga era, ka marë flakë dhe një sipërfaqe me ullinj që ndodhej pranë kësaj toke.
Shërbimet e Policisë dhe zjarrëfikses ndodhen në vendngjarje për të fikur zjarrin.
Në komisariatin e Policisë Fier është shoqëruar shtetasja E. M., dhe bashkëshorti i saj, shtetasi J. M., për sqarimin e rrethanave të rënies së zjarrit"- tha policia.