AKTUALITET, 4 Korrik 2024, 19:35

Zjarri masiv në Llogara, policia: Shkak një shkëndije elektrike si pasojë e linjës së tensionit të lartë

Zjarri masiv në Llogara, policia: Shkak një shkëndije elektrike

Dy vatra zjarri janë përhapur mesditën e sotme në qarkun e Vlorës, një në Dhërmi në kodrën e Gjilekës e tjetra poshtë Qafës së Llogarasë. Sipas policisë, zjarri në Dhërmi në lagjen Kondraq u përhap për shkak të një shkëndije elektrike, si pasojë e tensionit të lartë dhe po digjet një sipërfaqe me shkurre dhe bimësi.

Sot, në lagjen “Kondraq”, Dhërmi, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike si pasojë e linjës së tensionit të lartë në këtë lagje, ka rënë zjarr dhe po digjet një sipërfaqe me bimësi të ndryshme dhe shkurre.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, të cilët kanë vendosur perimetrin e sigurisë për të shmangur çdo rrezik të mundshëm.

Shërbimet zjarrfikëse, me ndihmën e helikopterit të FA, vijojnë punën për shuarjen e zjarrit në bashkëpunim me punonjës të OSHEE-së dhe efektivë të Policisë Himarë.