AKTUALITET, 5 Maj 2024, 12:05

Zhdukja e nënës me fëmijët, flasin familjarët: 39-vjeçarja dhunohej nga bashkëshorti

Zhdukja e nënës me fëmijët, flasin familjarët:

Motra e A. A., ka shkuar në policinë e Shkodrës, pasi është njoftuar se e motra dhe tre fëmijët janë zhdukur. Ajo ka treguar në polici se A.A., dhunohej barbarisht nga bashkëshorti bashkë me fëmijët.

Nga ana tjetër, 31-vjeçari, E. A., i arrestuar për ngjarjen e rëndë raportohet se gjatë marrjes në pyetje nga policia e shtetit ka mbajtur qëndrime mohuese.

Pasi policia i ka treguar shenjat e dhunës të vajzës së madhe ai nuk ka dhenë asnjë reagim, duke i qëndruar versionit të tij.

Deri tani është gjetur vetëm trupi i pajetë i vajzës 9-vjeçare në ujërat e lumit të Bunës, e cila sipas policisë dyshohet se është vetëmbytur për shkak të dhunës që i shkaktonte i ati. Polumbarët e RENEA-s po vijojnë kërkimet për trupat e 39-vjeçares dhe dy fëmijëve të tjerë, të cilët gjithashtu dyshohen të jenë vetëmbytur.