AKTUALITET, 28 Janar 2025, 15:34

Zhduket 54-vjeçari në Korçë, kushëriri “ngre në këmbë” policinë

Zhduket 54-vjeçari në Korçë, kushëriri “ngre

Një 54-vjeçar nga Korça rezulton i zhdukur që prej datës 26 janar.

Blutë e Korçës bëjnë me dije se zhdukja e 54-vjeçarit është denoncuar në polici nga kushëriri i tij 61-vjeçar.

54-vjecari që rezulton i zhdukur prej dy ditësh është shtetasi me inicale L., 54. Policia e Korçës po vazhdon punën për gjetjen e tij.

NJOFTIMI

Në Komisariatin e Policisë Korçë është paraqitur shtetasi A. V., 61 vjeç, banues në Korçë, i cili ka kallëzuar se prej datës 26.01.2025 është larguar nga banesa kushëriri i tij, shtetasi V. L., 54 vjeç. Po punohet për gjetjen e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.