AKTUALITET, 23 Mars 2026, 13:36

Berisha pronar i PD, nuk lejon kandidimin e Salianjit: Është vetëpërjashtuar dhe birësuar!

Berisha pronar i PD, nuk lejon kandidimin e Salianjit: Është

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferencën e sotme për mediat, u pyet nëse ish deputeti Ervin Salianji, do të lejohet që të kandidojë përballë tij për kreun e ri të partisë në zgjedhjet që mbahen në maj.

Kryedemokrati theksoi se ish deputeti është vetëpërjashtuar nga partia pasi ai zgjodhi që të “birësohej” politikisht, teksa shtoi “iku e mori fund.”

“I vetëpërjashtuari është i vetë përjashtuar, nuk ndryshon asgjë. Pse e birëson ky apo ai politikisht këtë apo atë nuk është puna ime. Birësimet ndodhin në të gjitha kohërat.

I gëzofshin të gjitha ata që i birësojnë. Ai iku e mori fund, e birësuan, po të mos birësohej do të ishte. Zgjodhi vetë birësimin, iku e mori fund. “, tha Berisha.

Ndërsa pyetjes se mund të ketë frikë përballë tij, Berisha tha se: “Kam kënaqësi të kem rival, kam patur rival por kur tjetri birësohet bën zgjedhjen e tij.”