TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kristaq Kume, ka bërë thirrje për një angazhim të shtuar nga Ministria e Brendshme në lidhje me procesin e votimit për zgjedhjet parlamentare të këtij viti.
Kume theksoi rëndësinë e sigurisë që çdo zgjedhës të votojë në qendrën e tij të caktuar, aty ku jeton.
Ai sugjeroi se për të rritur transparencën në punën e Ministrisë, ministri duhet të insistojë dhe të marrë masa për të siguruar që organet e pushtetit vendor të kryejnë detyrimin ligjor të njoftimit derë më derë të zgjedhësve për qendrat e votimit dhe numrin e tyre në listë. “Kjo është një kërkesë e ligjit, jo një propozim personal,” tha Kume.
Ai theksoi se një angazhim i tillë do të ishte një kontribut i rëndësishëm për përmirësimin e procesit zgjedhor.