AKTUALITET, 5 Shkurt 2025, 15:26

Zgjedhjet/ Ish-deputeti i PD: Të gjithë ata që janë kundër qeverisë, të bashkohen. Do të ketë koalicion të madh opozitar

Zgjedhjet/ Ish-deputeti i PD: Të gjithë ata që janë

Ish-deputeti dhe anëtari i kryesisë së PD-së Aleksandër Biberaj, foli për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Biberaj theksoi se të gjithë ata që janë kundër kësaj qeverie, duhet që të bashkohen në një front. Ai shtoi se Shqipëria ka nevojë për deputetë që iu shërbejnë qytetarëve e jo kryetarit të partisë.

"Të gjithë ata që janë kundër kësaj qeverie, të bashkohen. Maxhoranca janë një grup kriminelësh e hajdutësh. Është maxhorancë e degraduar. PD ka personalitete dhe intelektualë.

Por ne kemi qeveri ku deputetët janë thjesht servilë të kryetarit. Kemi nevojë për deputetë që iu shërbejnë qytetarëve dhe jo kryetarit të partisë. Duhet ta çlirojmë vendin nga ky oktapod që e ka kapur Shqipërinë. Duhet të luftojmë të gjithë bashkë për të fituar, të marrim fitore. Do ketë një votë masive kundër kësaj qeverie, janë lodhur të gjithë, të majtë e të djathtë. Do të ketë koalicion të madh opozitar, jam i bindur për këtë.", tha ai.