AKTUALITET, 22 Nëntor 2024, 17:29

Zgjedhjet e ardhshme parlamentare, Mediu tregon detajet: Propozuam datën 4 prill

Zgjedhjet e ardhshme parlamentare, Mediu tregon detajet: Propozuam datën 4

Kreu republikan Fatmir Mediu, duke folur për zgjedhjet parlamentare të 2025, tha se shpallja e datës është kompetencë e Presidentit të Republikës. Mediu tha se ka kërkuar gjatë takimit me Presidentin Bajram Begaj që zgjedhjet të mbahen në 4 prill, duke iu referuar faktit se ishin 4 data, dy në prill dhe dy në maj, që mund të propozohej një datë.

Kreu republikan tha se ka propozuar mbajtjen e zgjedhjeve në 4 prill, për faktin se në maj ka disa aktivitete dhe mos të kishte një përdorim nga ana e qeverisë në funksion të zgjedhjeve.

“Paraprakisht ka pasur një propozim nga ana e socialistëve që zgjedhjet të mbahen në 11 maj, por në datën 9 maj ka një aktivitet që mund të përdoret nga Qeveria. Nëse Presidenti nuk informohet dhe anashkalohet, ky është një tjetër problem i madh”, tha Mediu. Sipas tij, Presidenti i Republikës duhet të ketë rolin e tij në një vend si Shqipëria.