TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shprehur mbështetjen ndaj kandidates së opozitës për kryebashkiake të Korçës në zgjedhjet e ardhshme lokale, Ledina Alolli.
Përmes një postimi në Facebook, Meta thotë se Korça meriton të jetë në ballë të ndryshimit, teksa shprehet i bindur në fitoren e 14 majit.
Postimi i Ilir Metës:
Mbështetjen më të vendosur për kandidaten e Opozitës të Bashkuar, Prof. Ledina Alolli! Korça e meriton të jetë në ballë të Ndryshimit!
Ai shkruan se “profesionalizmi i dëshmuar si Dekane e Fakultetit Ekonomik në Universitetin ‘Fan Noli’, përkushtimi ndaj edukimit cilësor të të rinjve, angazhimi i palodhur, edhe si ish-deputete e PD, për zhvillimin modern të qytetit, si dhe qytetaria e saj janë garanci e padiskutueshme për një Bashki në shërbim të qytetarëve”.