TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gazetari Sokol Bregu, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, foli për aktivizimin e krimit të organizuar në zgjedhjet parlamentare që po vijnë.
Gazetari u shpreh se këto janë zgjedhjet e para në Shqipëri ku personazhet kryesorë të krimit të organizuar ose ndodhen në burg, ose ndodhen në Dubai.
“Këto janë zgjedhjet e para në Shqipëri ku personazhet kryesorë të krimit të organizuar ose ndodhen në burg, ose ndodhen në Dubai dhe kjo është një problematikë më vete.
Mbase mund të ndodhen edhe në Shqipëri dhe nuk i dimë, se ishte personi më i kërkuar dhe u gjet brenda një makine të cilës iu bë atentat. Ajo që do të shohim tani është se kush i ka zëvendësuar, se dikush do t’i zëvendësojë, sepse pa krimin e organizuar nuk bëhet.
Një maxhorance, po themi, Partisë Socialiste, nuk i duhen shumë vota në Berat, se i ka, por në Shkodër dhe në Durrës i duhen, atje ku luhet mandati i fundit, zakonisht. Në Tiranë duhen, por në qarkun e Kukësit nuk i duhen, se dy me një del ajo, sido që të votosh”.