AKTUALITET, 23 Janar 2025, 13:02

Zgjedhjet e 11 majit/ Gjiknuri: Qeveria do të shtyjë vlefshmërinë e dokumenteve të skaduara vetëm për diasporën

Zgjedhjet e 11 majit/ Gjiknuri: Qeveria do të shtyjë

Deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri zbulon se qeveria do të shtyjë vlefshmërinë e dokumenteve të skaduara vetëm për diasporën që do të votojë në  zgjedhjet e 11 majit. 

"Votuesit në Shqipëri i kanë të gjitha mundësitë t’i rinovojnë", ka thënë ai për Report TV. 

Sa i takon bisedeve me PD-në, Gjiknuri shprehet se: "Kemi rënë dakord vetëm për 3 elementë në Kod".

Gjiknuri tha se PS nuk do të pranojë të votojnë njerëz me dokumente të huaja që nuk kanë asnjë mjet identifikimi shqiptar. 

"Kërkesa e PD, Absurde. Lë vend për alibi kur ata të humbin zgjedhjet", tha Gjiknuri.