TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka bërë një postim në rrjetin e tij social Facebook, ku prezanton 10 propozime të Partisë së Lirisë për të përmirësuar gjendjen e arsimit në vendin tonë.
I ndodhur në qeli për korrupsion dhe mosdeklarim të pasurisë, Ilir Meta thotë se sot arsimi në vendin tonë është kthyer në një emergjencë kombëtare.
Për këtë arsye ai prezanton 10 zgjedhje konkrete të hartuara nga PL.
Partia e Lirisë ofron zgjidhje konkrete për të përmirësuar rrënjësisht gjendjen e Arsimit në Shqipëri:
. Miratimin e një ligji për nivelin dysheme të investimit në arsim dhe kërkim shkencor në nivelin 5% të PBB.
. Dyfishimin e pagave të mësuesve për të arritur nivelin e mesatares së rajonit.
. Inovacioni do të financohet mbi mesataren e Bashkimit Europian.
. Ligjet kryesore të arsimit do të miratohen me shumicë të cilësuar në Kuvend, përfshi strategjitë e arsimit, programet, kurrikulat dhe politikat arsimore.
. Mësuesia dhe shkenca do të konsiderohen degë prioritare dhe do të mbështeten financiarisht.
. Investime prioritare në degët e teknologjisë së informacionit.
. Arsimi Profesional do të jetë në varësi të Ministrisë së Arsimit.
. Do të reformojmë kurrikulat me ekspertë të pavarur, larg çdo ndikimi politik.
. Do të implementojmë sistemin e kateringut në kopshte dhe shkolla, sipas modelit europian.
. Sigurimi i detyrueshëm i jetës në çerdhe, kopshte dhe shkolla për çdo fëmijë.
Postimi i plotë
Alarmi i ngritur nga UNESCO për nevojën urgjente të përmirësimit të financimit të arsimit dhe shpërndarjes së burimeve, provon edhe njëherë atë që kemi paralajmëruar si Parti e Lirisë, që fatkeqësisht sot arsimi në vendin tonë është kthyer në një emergjencë kombëtare.
Ulja e financimit për arsimin me vetëm 3.1% të PBB, më i ulti në rajon dhe disa herë më pak se në vitin 2010, nivelet skandaloze të pagave të mësuesve e pedagogëve që vijojnë të kërkojnë mbështetje të paktën sa kolegët e tyre në Kosovë, si dhe mosshpërndarja e duhur e burimeve buxhetore vërteton se për “Rilindjen” arsimi kurrë nuk ka qenë prioritet.
Përkundrazi, nënfinancimi i qëllimshëm skandaloz, që ka sjellë rënien e cilësisë së arsimit, është pjesë e axhendës antikombëtare të shpopullimit për të nxitur largimin e të rinjve drejt vendeve europiane për studime dhe të mësuesve e pedagogëve për punësim.
Për Partinë e Lirisë, arsimi është një kryeprioritet kombëtar sepse ne besojmë se investimi më madhor për të ardhmen e Shqipërisë është investimi në arsim, si zgjidhja më e mirë për të ndalur shpopullimin.
Partia e Lirisë ofron zgjidhje konkrete për të përmirësuar rrënjësisht gjendjen e Arsimit në Shqipëri:
. Miratimin e një ligji për nivelin dysheme të investimit në arsim dhe kërkim shkencor në nivelin 5% të PBB.
. Dyfishimin e pagave të mësuesve për të arritur nivelin e mesatares së rajonit.
. Inovacioni do të financohet mbi mesataren e Bashkimit Europian.
. Ligjet kryesore të arsimit do të miratohen me shumicë të cilësuar në Kuvend, përfshi strategjitë e arsimit, programet, kurrikulat dhe politikat arsimore.
. Mësuesia dhe shkenca do të konsiderohen degë prioritare dhe do të mbështeten financiarisht.
. Investime prioritare në degët e teknologjisë së informacionit.
. Arsimi Profesional do të jetë në varësi të Ministrisë së Arsimit.
. Do të reformojmë kurrikulat me ekspertë të pavarur, larg çdo ndikimi politik.
. Do të implementojmë sistemin e kateringut në kopshte dhe shkolla, sipas modelit europian.
. Sigurimi i detyrueshëm i jetës në çerdhe, kopshte dhe shkolla për çdo fëmijë.
Mbështetja e duhur financiare për arsimin ndalon shpopullimin dhe garanton Shqipërinë fuqi eksportuese.