TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

PS i propozon presidentit 11 majin si date te zgjedhjeve parlamentare te vitit te ardhshem.
Presidenti Bajram Begaj vijojn sot me konsultimet me partitë politike për datën e zgjedhjeve 2025. Tek presidenca ishin përfaqësuesit e Partisë Socialiste, Blendi Klosi dhe kreu i grupit parlamentar Niko Peleshi.
"Propozuam datën 11 maj. T'ju lemë më shumë kohë emigrantëve" tha sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi
Presidenti do të takohet edhe me kreun e KQZ-së Ilirjan Celibashi.
Orari për të takuar përfaqësuesit e PD-së ishte 10:30, ndërkohë në emër të Partisë Demokratike kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi deklaroi pak ditë më parë se do të refuzoj konsultimet duke e akuzuar se ishin farsë, pasi data e zgjedhjeve është paracaktuar nga socialistët.
Më 21 nëntor presidenti pati takim me aleatin e PD-së, Partinë e Lirisë, që zgjodhën të pranojnë uljen në tryezën e Begajt për datën e zgjedhjeve. Ata kërkuan nga presidenti të dekretojë çdo datë që i lejon Kodi Zgjedhor, veç asaj që kërkon PS.
Enkelejd Alibeaj dhe përfaqësuesit e PSD kërkuan datën 4 maj si ditën kur shqiptarët të zgjedhin parlamentin e ardhëm, ndërsa Lulzim Basha shkoi te Begaj si përfaqësues i një grupimi politik, atij të demokratëve euro-atlantikë. Për të nuk ka rëndësi data, por standardi i zgjedhjeve.
Kreu i shtetit ka zhvilluar takime edhe me krerët e tjerë të partive të vogla opozitare që kërkuan zgjedhje më 4 maj.