AKTUALITET, 30 Mars 2026, 18:04

Zgjedhja e kreut të Policisë, Lamallari-opozitës: Kushdo të zgjidhej, duhej të merrte parasysh baltën që do të hidhnit ju

Zgjedhja e kreut të Policisë, Lamallari-opozitës: Kushdo të

Pas javës së gjelbër ku deputetët kanë zbritur në terren dhe kanë diskutuar me qytetarët për të zbuluar problematikat dhe shqetësimet e tyre, sot janë rikthyer në seancë plenare për t’i sjellë ato.

Ndërkohë, ministri i Brendshëm Besford Lamallari u është përgjigjur akuzave të opozitës dhe deputetit të PD Klevis Balliu, pas zgjedhjes në krye të policisë së shtetit të Skënder Hita.

“Për fatin e keq kushdo që do vijë duhet të marrë parasysh akuzat dhe baltën e opozitës. Policia është e shtetit shqiptar dhe i duhet dhënë mbështetje dhe le ta provojë me punë që i shërben shtetit. Zoti Hita është oficer karriere, ka qenë drejtues në disa qarqe, ku ka spikatur për profesionalizëm integritet përkushtim dhe jam i lumtur që ka spikatur roli i tij. Turpi qoftë mbi ju, në seancën e radhës do merrni përgjigje”, tha Lamallari.

“Deputeti në fjalë që kur u thirr bukurosh nuk i ndahet më këtij muhabeti”, tha Lamallari.