TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pak ditë pasi u lirua nga detyra e Prefektit të Tiranës, Afrim Qendro është emëruar në krye të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT). Ai zëvendëson Dallëndyshe Bicin, e cila u largua nga detyra në fund të janarit.
Afrim Qendro ka patur një sërë detyrash të larta publike dhe politike si koordinator elektoral i Partisë Socialiste në qarqet e Tiranës dhe Vlorës, anëtar i Asamblesë Kombëtare dhe në Asamblenë e Tiranës.
Ai fillimisht ka qenë drejtues i Ndërmarrjes Nr.1 në Bashkinë e Tiranës, më tej drejtues i Inspektoratit Ndërtimor të Tiranës, drejtues i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH); nënkryetar i Bashkisë së Vlorës dhe së fundi Prefekt i Qarkut të Tiranës.
Ndërkohë, kujtojmë që Dallëndyshe Bici u largua nga drejtimi i IKMT më 26 janar pas 18 muajsh qëndrimi në këtë post.