TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Analisti Andi Bushati deklaroi në emisionin “Të Pekspozuarit” në MCN TV se vajtja e Erion Veliajt në SPAK dhe reagimet e tij pas saj, zbuluan sjelljen dhe kapacitetin mendor prej "çilimiu" të njeriut që mediat e blera e kanë shitur për tre mandate si njeriun që po rilind Tiranën.
“Veliaj gënjen kur del që e kanë thirrur, ndërsa ai thotë që shkon vetë. Shkon një orë më parë. Këto nuk kanë rëndësi të madhe për kronikë, por kanë rëndësi për të përkthyer sjelljen dhe kapacitetin mendor prej çilimiu të një njeriu që na e kanë shitur për tre mandate si njeriun që po rilind Tiranën dhe kur shohim se sa idiot është në thurjen e mashtrimit, ne kuptojmë idiotësinë e këtyre që kanë drejtuar “5D”-në. Dhe një njeri kur vendos të bëhet hajdut, do një talent të bëhesh hajdut, nuk merr paratë e thesit të bashkisë që t’i çosh te thesi i shtëpisë tënde, se këtë kanë bërë.
Këta janë kaq sipërfaqësorë, kaq idiotë, kaq mendjeshkurtër.
Por ne i kemi parë te kasetat e Irfanit, Sandrit, Vjollcës dhe thoshin: Ua, çfarë bira kurvash janë këta, sa bukur i bëjnë këto kronikat dhe këta filluan dalëngadalë të besonin se kanë mbjellë 1 milion pemë në Tiranë, se duke bërë kulla po e gjelbëronin Tiranën, që hiqnin stacionin e matjes së ajrit dhe besonin se e pastruan ajrin. Pra kanë jetuar për një dekadë në një iluzion idiot dhe kjo o bëri që të vjedhin në mënyrë kaq halldupçe. Se mund të vjedhësh me arrogancëm se ke forcën se nuk do të zbulohesh, ose je i sofistikuar dhe ke bërë një skemë. Kështu kanë vjedhur dhe kështu na kanë gënjyer dhe tani po u del gjithë falsiteti që me televizionet që kanë blerë ta mbulojnë për 10 vjet”-tha Bushati.