TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Zbardhen të tjera detaje në lidhje me atentatin e rëndë të ndodhur në Balldren të Lezhës, ku mbetën të vrarë një burrë dhe bashkëshortja e tij, pasi automjeti i tyre tip Audi Q7 u qëllua me breshëri plumbash.
Këto të dhëna pritet të jenë pjesë e hetimeve që po kryhen nga autoritetet, për të hedhur dritë mbi motivet e mundshme të atentatit të fundit. Ndërkohë që dyshohet se autorët kanë vepruar në mënyrë të organizuar dhe kanë lëvizur me dy automjete, duke i zënë pritë viktimave dhe më pas duke u larguar me shpejtësi nga vendngjarja.
Arben Nasufi, kreu i Policisë Lezhë konfirmon se mjeti u godit me breshëri plumbash ndërsa ishte në lëvizje.
“Në sallën operative të drejtorisë vendore të policisë Lezhë ka mbërritur një informacion për të shtëna me armë në Balldre. Menjëherë shërbimet e policisë kanë mbërritur në vendngjarje. Është konstatuar që mjeti është goditur me breshëri në lëvizje. Mjekët kanë konfirmuar për dy humbje jetësh, një burrë dhe një grua. Lajmi është shumë i rëndë. Po punojmë intensivisht për kapjen e autorëve”, u shpreh Arben Nasufi, Drejtor i Drejtorisë së Policisë Vendore Lezhë.
E kaluara
Një nga viktimat është identifikuar si Kreshnik Mujeci, i cili rezulton një emër i njohur për autoritetet. Burime bëjnë me dije se në vitin 2017 ai është arrestuar së bashku me vëllezërit e tij, Lin dhe Jozef Muçaj, pasi akuzoheshin për vrasjen e Gegë Mëhillit, ngjarje e ndodhur më 6 tetor 2016.
Në tetor të vitit 2017, Mujeci u arrestua si i dyshuar për vrasjen e shtetasit Genci Mhillaj në Shkodër. 30 vjeç në atë kohë, Mujeci u akuzua për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim.
Sipas një vendimi të vitit 2018 nga Gjykata e Shkodrës, Mujeci u shpall u pafajshëm lidhur me vrasjen në fjalë, me argumentin se “nuk provohet ta ketë kryer veprën penale për të cilën akuzohet”.
Automjeti i tij u gjet pak kilometra larg vendit ku u vra Mhillaj, ndërsa ai deklaroi asokohe se nuk kishte lidhje me vrasjen.
“Prova e vetme e pretenduar nga prokuroria si implikuese e të pandehurit Kreshnik Mujeci është se 2-3 km larg vendit të ngjarjes është gjendur e parkuar makina e tij është e mjaftueshme për të hedhur poshtë akuzën e ngritur ndaj këtij të fundit, si akuzë të paprovuar me prova bindëse, por vetëm me një indicie tejet periferike. Nga analiza e dëshmisë së shtetasit M.M rezulton se i pandehuri Kreshnik Mujeci ka shkuar dhe herë të tjera për të pirë kafe tek lokali i dëshmitarit pak metra më tutje dhe e ka parkuar makinën e tij dhe herë të tjera në atë vend.
Në këto kushte, vetëm fakti se këtë herë makina e të pandehurit është gjetur e parkuar në atë vend jo të pazakontë, nuk arrin dot as në nivelin e indicies për fajësinë e tij. Po ashtu nga vetë i pandehuri Kreshnik Mujeci u shpjegua versioni i ngjarjes. I pandehuri deklaroi se ai me të marrë vesh për faktin se sipas lajmeve kushëriri i tij Jozefi kishte kryer një vrasje e çmoi të arsyeshme për shkak të ndonjë hakmarrje të mos lëvizte nga vendi ku po qëndronte po ashtu ka bërë dhe me makinën”-thuhet në arsyetimin e gjykatës.