TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kuvendi hyn në vitin 2026 me një dokument strategjik që synon të korrigjojë funksionimin e brendshëm të institucionit dhe të ulë tensionet politike në sallën e parlamentit.
Kuvendi ka hartuar një Plan Veprimi 27-faqësh, ku parashikon rritjen e dialogut mes grupeve parlamentare, trajnime të vazhdueshme për sjelljen e deputetëve dhe një rol më aktiv të kryetarëve të grupeve dhe komisioneve në disiplinimin parlamentar.
Dokumenti synon gjithashtu forcimin e kontrollit ndaj qeverisë përmes interpelancave, pyetjeve parlamentare, mocioneve dhe komisioneve hetimore, një proces që opozita ka akuzuar se është penguar nga mazhoranca.
Në strategji parashikohet miratimi i reformës zgjedhore deri në korrik 2026, në përputhje me kërkesat e Bashkimit Evropian dhe rekomandimet e ODIHR. Parlamenti rifillon punimet më 19 janar, ndërsa në seancat e para pritet të votojë ndryshime në ligjet e reformës në drejtësi dhe një ligj të ri për median.