AKTUALITET, 3 Prill 2024, 18:28

Zbardhet fjala e Gjekmarkajt në Konferencën e Kryetarëve: Ja për çfarë mund të përdoret Komisioni për dezinformimin

Zbardhet fjala e Gjekmarkajt në Konferencën e Kryetarëve: Ja

Nënkryetari i Kuvendit dhe deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ka kundërshtuar në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve nismën e socialistëve për ngritjen e një komisioni për dezinformimin, nismë e cila tanimë ka shkuar në Kuvend për miratim. Ai tha se nuk asnjë të dhënë për ndërhyrje.

“Në optiken time Komisioni i posaçëm nder te tjera ka si objektiv spostimin e vemendjes nga retorika politike e momentit! Por e marrim si të mirëqenë sikur nuk është ky problemi. Deri sot nuk kemi një raport një analize nga agjencitë ligjzbatuese sa, si e ku është bërë kjo nderhyrje në vendin tonë! Ne kemi disa agjenci qe kane detyrimin të na informojnë. Nuk do të donim që ky pretekst në emër të “mbrojtjes se demokracisë” të shndërrohet në kufizues i demokracisë! Ne dimë plot raste qe sulmet e demokracive u vine duke përdorur terma e fjalor demokratik. Madje vete liria eshte vene ne rrezik nga ata që marrin ne goje si çamçakëz “mbrojtjen e lirisë”. Po ka vende si Çekia qe jane sulmuar nga propaganda ruse!

Nese ndodh ne vendin tone kemi te drejte ta dimë, ku sa si?! Por te tilla situata mbi te cilat mund te mbajme leksione te gjata me sigurinë, vlerat vete thelbin e demokracisë te përdoren për te kufizuar lirine e medias. Ka patur nje tentative nga kjo qeveri per te bere nje “pakete antishpifje”, e cila u kritikua ashper nga institucione e organizata ndërkombëtare. Pastaj nen këtë presion u la. Gjithashtu ka plot të dhëna se si kjo qeveri ka kontroll mbi shume media kombëtare! Ato qe me se shumti janë jashtë kontrollit te saj jane mediat online per te cilat mund te shfrytëzohet rasti qe te vihet mbi to mekanizmi i autocensures ne vit elektoral. Mjaft mire kujtojmë konceptin e “kazanit” dhe termat fyes per gazetaret te përdorur nga Kryeministri i vendit.

Disa media jane goditur drejtperdrejt ne vendin tone. Dua t’ju kujtoj se ne emër te demokracisë dhe reformave për njëzet vite ne Turqi eshte sulmuar opozita, mediat, ushtria, elitat, gazetat e gazetaret aqesa u krijua pershtypja e triumfit te autokracise por shoqeria reagoi nuk u thye nuk u mposht duke rikthye ne skene Opoziten si fituese. Ne nuk jemi kunder asgje qe shton sigurine ne bashkepunim me aleatet tanë, por kemi te drejte te kemi informacion dhe kohe. Ne nuk hezitojmë të bashkepunojmë sëbashku per te miren e perbashket po ju nuk mund te na vini perballe faktit te kryer per te poshteuar opoziten dhe nxjerre atë ne drite te keqe!”, tha ai.