AKTUALITET, 30 Janar 2023, 10:17

Zbardhen detajet nga hetimi, SPAK zbulon se Arjan Ndoja ka qenë disa herë shënjestër e atentateve

Zbardhen detajet nga hetimi, SPAK zbulon se Arjan Ndoja ka qenë disa

Ata e donin të vdekur jo vetëm Aleksandër Lahon i njohur si Rrumi i Shijakut, por edhe prokurorin Arjan Ndoja.

Pas atentatit të 1 nëntorit 2019 ku mbeti i vrarë Andi Maloku, shoferi i prokurorit, ata e ndoqën këmbë pas këmbe prokurorin Ndoja dhe në së paku tre raste tentuan ngjarje që nuk i realizuan dot.

Kështu i përshkruan grupi hetimor i SPAK veprimet e 11 personave të konsideruar si grupi kriminal, që planifikuan eliminimin e Rrumit dhe Ndojës sepse i konsideruan si të rëndësishëm në zonën e Durrësit.

Pas vrasjes së Andi Malokut, një ngjarje për të cilën përfunduan në burg Redjan Rraja dhe Ariol Halilaj aktualisht nën gjykim, grupi që drejtohej nga Dubai nga Plarent Dervishaj i shpallur në kërkim nuk e ndaloi ndjekjen ndaj shënjestrave të cilët u gjurmuan me makina të blinduara.

Në një rast prokurori Arjan Ndoja që u shfaq edhe gjatë Vettingut i shoqëruar nga truprojat ka zbuluar lëvizje të dyshimta dhe ka kryer manovra për të shmangur rënien në pritë deklarojnë burime shumë të besueshme të TCH.

Por të dhënat e SPAK bëhet me dije se janë konfirmuar nga pala franceze që në të njëjtën kohë po hetonte një grup trafikantësh që në bisedat përmes enchrochat shfaqen edhe djemtë e Dubait midis tyre edhe Plarent Dervishaj, i shpallur në kërkim.

Së bashku me të në listën e të kërkuarve si sigurues të mjeteve për të vrarë prokurorin janë edhe Julian Mece, Ramazan Rraja dhe një person me inicialet D.SH. që SPAK thotë se komunikonin për detajet.

Si pjesë e të njëjtit plan janë edhe pesë të tjerë që përfunduan në paraburgim nga Gjykata e Posaçme dhe konkretisht shtetasit Bashkim Haxhia ndaj të cilit së bashku me Mecen dhe Plarent Dervishaj u shkrepën armë qershorin e 2019, por fatmirësisht atentati u mbyll pa viktima, si edhe Genti Nderjaku, Marsel Decka, Endrit Sinani dhe Julian Pjetri./ Top Channel