TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim rreth orës 12:00 pritet të shkojë në Gjykatën Kushtetuese. Kjo vizitë e kryediplomates amerikane vjen pas plotësimit të gjykatës me trupën e plotë të gjyqtarëve. Gjykata Kushtetuese ka në përbërje e saj nëntë gjyqtarë.
Procesi i reformës në drejtësi bëri që shumë nga gjyqtarët dhe prokurorët të shkarkohen nga detyra, ndërsa kjo u shoqëruar me krijimin e vakancave në gjykatat e vendit, përfshirë këtu dhe “Kushtetuesen”.
Ambasadorja e SHBA prej vitesh ka qenë një “lobuese” e fortë sa i takon plotësimit të gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese.