TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi komentoi mundësinë e paditjes së tij nga ana e kryeministrit Edi Rama pas zhvillimeve të fundit mes palëve të tyre.
Bardhi theksoi se nuk ka “asnjë shqetësim” në përgjigje të kësaj mundësie, ndërsa kërkoi që të mos humbej kohë me këtë temë.
Ai deklaroi se vetë Rama tha se ka ngarkuar grupin e avokatëve, ndërsa shtoi se do t'i shkojë deri në fund çështjes së “Xibrakës”.
“Nuk kam asnjë shqetësim, të mos humbasim kohë me atë sepse nuk kam shqetësim.
Edhe ai vetë e tha kam ngarkuar avokatët, të bëjnë ndonjë shpikje filozofike.
Unë vazhdoj t’i qëndroj kësaj çështjeje dhe do të kërkoj transparencë deri në fund”, u shpreh ai.