AKTUALITET, 11 Prill 2024, 12:44

“Xhaçka nuk është në papajtueshmëri mandati”, Petro Koçi: Do të votoj kundër dërgimit në Gjykatën Kushtetuese

“Xhaçka nuk është në papajtueshmëri

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi ka paralajmëruar votën kundër dërgimit në Gjykatë Kushtetuese për mandatin e Olta Xhaçkës.

Në një prononcim për mediat jashtë Kuvendit, deputeti socialist, tha se Xhaçka nuk është në papajtueshmëri mandati.

“Unë nuk kam dalë për këtë por di të them që zonja Xhacka nuk është në papajtueshmëri mandati. Unë do të votoja kundër që dërgohet në Gjykatë Kushtetuese. Ky është mendimi im, vendimin e grupit do e shikoni në seancë”, tha Petro Koçi.

Kujtojmë qw në seancën e sotme, Parlamenti do të vendosë nëse do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për të shqyrtuar çështjen e papajtueshmërisë së mandatit të deputetes, për ish-ministren e Jashtme, Olta Xhaçka.

Këshilli për Rregulloren, Imunitetin dhe Mandatet vendosi të hënën që 24 orë përpara seancës të dorëzohet raporti që do t’i nënshtrohet votimit në seancë plenare.