TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gazetarja Ola Xama, e ftuar në emisionin “ Të Paekspozuarit” në MCN TV deklaroi se kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, po e zvarrit procesin që ka hapur SPAK ndaj tij, edhe pse deklaron publikisht se po e pengojnë prej një viti në paraburgim që të kthehet në drejtimin e punëve të Tiranës.
“Debati nëse duhet apo jo avokati kryesisht për rastin e zotit Erion Veliaj është shterpë.
Ai është lënë kryetar bashkie me një vendim të Gjykatës Kushtetuese. Në shumë statuse që bën, ai thotë se nuk e zë gjumi për punët e Tiranës. Zvarritja për të marrë aktet jo si argument, por si jkustifikim për të zvarritur procesin, nuk i shërben pafajësisë së zotit Veliaj.
Ai është qytetar me nivel mbi mesatar të inteligjencës dhe ka marrë studio ligjore nga më të mirat, por sa të forta janë këto prova dhe fakte ato ia kanë thënë dhe i kanë këshilluar një rrugë që të djegë këto afate.
Çdo politikan sa herë është në gjykim dhe prapa hekurave thonë se gjyqi im është politik dhe këtë persekutim e lidhin me kohën kur ka qenë komunizmi’- tha Xama.