TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kanë dalë para gjykatës gjermane dy prej autorëve që vrαnë gjashtë vite më parë në Gjermani ish-oficerin e Policisë Kujtim Prenga. Njëri prej autorëve të vrαsjes është dënuar me burg, ndërsa dy të pandehur të tjerë janë aktualisht në gjyq.
Autoritetet gjermane kanë zbardhur ndërkohë rolin e dy të pandehurve. Njëri nga të dy ka qenë personi që ka tërhequr këmbëzën e αrmës që i mori jetën Kujtim Prengës. Shqiptarët u arrestuan në prill të vitit 2021, pak pasi u gjet αrma që dyshohet se u përdor në vrasjen e kryer në zonën e Bad Fallingbostel.
I vetmi person i përfshirë në krim, i cili ishte dënuar më parë, i kishte treguar policisë se ku ishte groposur dhe kishte dhënë emrat e kushërinjve të tij tashmë të akuzuar. Vrasja, sipas organeve hetuese gjermane, ka ndodhur për gjakmarrje, pasi në vitin 2011, Kujtim Prenga, i cili asokohe punonte si punonte si badigard i një lokali në Kamëz, ka vrarë gjatë orarit të punës me armën që e mbante me leje të organeve kompetente, Armando Frrokun.
Dy persona të armatosur të cilët lëviznin me motor i janë afruar dhe e kanë qëlluar shqiptarin në sy të vajzës. Pas kësaj, autorët janë larguar me shpejtësi, ndërsa Prenga, u transportua me urgjencë në spital, ku humbi jetën. Policia ka gjetur më pas të braktisur, motorin tip ‘Kaëasaki’, me të cilën autorët kryen vrasjen.
Kujtim Prenga, ish-oficer i Policisë Ushtarake, vrau mesnatën e 30 dhjetorit të vitit 2011 në një lokal me muzikë në Kamëz, 28-vjeçarin Armando Frroku. Prenga atëherë 41-vjeçar punonte si badigard në lokal, ku i riu, i cili dyshohej se ishte nën efektin e pijeve alkoolike pati një sherr për të cilin ndërdyu si roje sigurie Kujtim Prenga. Në sherr e sipër, Prenga qëlloi Armando Frrokun duke e lënë të vdekur. Ai u arrestua pas ngjarjes dhe deri në vitin 2016 ka qenë në burg.
Vrasja për të cilën Prenga u dënua me burg pasoi me një tjetër tragjedi. Gruaja e tij humbi jetën rreth 1 vit pas burgosjes së bashkëshortit duke lënë dy fëmijë të mitur jetimë pasi e zuri korrenti. Në muajt e parë të vitit të kaluar Kujtim Prenga u largua në drejtim të Gjermanisë. Raportohet se ai ishte strehuar në një kamp ku kishte kërkuar azil bashkë me familjen e tij, me frikën e një hakmarrje të mundshme.