AKTUALITET, 13 Shkurt 2026, 19:21

Vrau para shtatë vitesh me thikë pakistanezin në qeli, dënohet me burgim të përjetshëm i burgosuri shqiptar në Greqi

Vrau para shtatë vitesh me thikë pakistanezin në qeli,

Autoritetet greke kanë dënuar me burgim të përjetshëm një të burgosur shqiptar, i cili vrau një tjetër të burgosur shtatë vite më parë. Ngjarja e rëndë ndodhi në vitin 2019, në burgun e Çanisë.

Një grup të burgosurish shqiptarë u përleshën me një grup pakistanezësh, brenda ambienteve të burgut. Mediat greke shkruajnë se nga kjo ngjarje mbetën të plagosur tre persona, ku njëri prej të cilëve u godit me një thikë dhe pësoi plagë të rënda.

I burgosuri me origjinë pakistaneze, u transportua menjëherë në Spitalin e Përgjithshëm të Hanias, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale, por nuk arriti të shpëtonte si pasojë e plagëve të marra. në lidhje me këtë ngjarje u akuzan katër persona. Tre prej tyre u liruan nga akuzat, ndërsa u dënua vetëm i akuzuari me origjinë shqiptare.