AKTUALITET, 28 Janar 2023, 15:53

Vrau me thikë bashkatdhetarin, policia italiane dëbon 42-vjeçarin drejt Shqipërisë

Vrau me thikë bashkatdhetarin, policia italiane dëbon

Ekipi i Komisariatit të Policisë së Firences ka kryer dëbimin nga territori italian të një shqiptar 42-vjeçar të ndaluar deri më tani në burgun Mario Gozzini në Firence, ku vuante dënimin me 14 vjet për veprën penale të vrasjes.

Ngjarja e rëndë ndodhi në vitin 2008 në Grosseto, ku në kulmin e një sherri, 42-vjeçari shqiptar ka goditur me thikë në fyt një bashkëatdhetarin e tij dhe duke i shkaktuar vdekjen.

Sulmuesi u kap pak më pas i gjakosur nga efektivët e Policisë së Shtetit, ndërsa 24-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e plagosjes së tij.

42-vjeçari sapo kishte dalë nga burgu, kur shefi i policisë së provincës së Firences Maurizio Auriemma, pas marrjes së lejes nga autoritetet konsullore shqiptare, zbatoi urdhrin e masës alternative të dëbimit nga territori kombëtar, pasi njeriu konsiderohet i rrezikshëm.

Më pas shqiptari është shoqëruar nga Policia e Shtetit për në aeroportin e Pizës dhe ka hipur në avion nga personeli i specializuar i Zyrës së Emigracionit, drejt vendit të origjinës.

Këtu ai iu dorëzua autoriteteve të policisë vendase me ndalim kthimi në Itali për 10 vitet e ardhshme, nëse nuk dëshiron të përfundojë sërish në burg.