TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjykata e Apelit të Bolzanos në Itali lë në fuqi me formë të prerë dënimin me 24 vite burg për shqiptarin Avni Meçja, i cili pranoi vrasjen e rëndë të partneres së tij rumune, Alexandra Elena Mocanu.
Marangozi i pandehur u arrestua dhe akuzua se vrau gruan me goditje çekiçi në kokë, mbrëmjen e 22 Tetorit 2022, në banesën e tyre në Viale Trieste.
Prokurorja Donatella Marchesini kishte kërkuar burgim të përjetshëm, por gjykata konfirmoi dënimin e shkallës së parë me 24 vjet burg.
Krimi në familje u rrëfye nga vetë Meçja pas prangosjes, teksa pohoi se e ka goditur disa herë në kokë me çekiç. Vrasja ndodhi në apartamentin ku jetonin të dy.
Rrëfimi i shqiptarit bëri që ngjarja të zbardhej shumë shpejt. Sipas hetimeve shkak i vrasjes ishte bërë një debat, i cili denigroi në dhunë fatale.