AKTUALITET, 15 Janar 2025, 18:15

Vrau me çekiç 81-vjeçarin dhe i vodhi paratë që i kishin mbetur në xhep! I kishte fshehur në çorape

Vrau me çekiç 81-vjeçarin dhe i vodhi paratë që i

Isuf Hasa është autori i vrasjes së 81-vjeçarit, Xhemal Meta, i cili u gjet i pajetë nga fsinji në oborrin e banesës së tij mëngjesin e 13 janarit.

Në një konferencë për mediat policia e Tiranës njoftoi se arrestoi autorin e vrasjes, ndërsa zbuloi se pasi Hasa i mori jetën të moshuarit i vodhi nga xhepi paratë që i kishin mbetur viktimës.

Policia ka publikuar edhe pamjet nga vendi ku autori kishte fshehur çekiçin edhe paratë e vjedhura.

Siç duket nga fotot autori kishte fshehur një pjesë të parave në xhep dhe një pjesë tjetër brenda çorapeve.

Policia sekuestroi në total një sasi prej 200.000 lekë të rinj.

Policia sekeustroi çekiçin me të cilin u vra i moshuari si edhe shumën e parave që autori vodhi nga viktima.

“Nga veprimet hetimore dyshohet se autori i dyshuar Isuf Hasa, pasi e ka goditur viktimen i ka marrë dhe një sasi vlerash monetare që ai mbante në xhep, dhe më pas është larguar.

Nga kontrollet e shumta të kryera në disa banesa të autorit dhe familjarëve të tij, janë gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 200.000 lekë të rinj.

Po nga kontrollet e ushtruara në banesën e shtetases L.H,(vajza e autorit të dyshuar)  në fshatin Gjokaj, Vorë, Shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale sendin e dyshuar (çekiç) më të cilin autori ka kryer vrasjen”, njoftoi policia.