TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pothuajse dy javë pas vrasjes së një të riu në Gjermani, policia ka vendosur në pranga 23-vjeçarin shqiptar, Fisnik Hoxha.
Shqiptari u arrestua nga forcat speciale në Gelsenkirchen pasi kërkohej prej 2 javësh për vrasjen e 31-vjeçarit turk në Kiel.
Sipas policisë së Kielit dhe prokurorisë, 23-vjeçari u arrestua nga njësitë speciale në Gelsenkirchen pasditen e sotme.
23-vjeçari nuk ka bërë rezistencë gjatë arrestimit, ndërsa pritet që të dërgohet para gjykatës.
Pas vrasjes ai u shpall në kërkim ndërkombëtar pasi autoritetet gjermane i druheshin arratisjes së tij për në Shqipëri. Policia nuk ka dhënë detaje se ku është fshehur dy javët e fundit 23-vjeçari.
Si ndodhi ngjarja dy javë më parë?
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 28 qershorit pak para mesnate në rrugën “Gustav-Schatz-Hof” në qytetin e Kielit, ku shqiptari ka qëlluar disa herë mbi 31-vjeçarin turk, i cili ndërroi jetë në spital pavarësisht përpjekjeve të menjëhershme të mjekëve për ta shpëtuar.
Pas ngjarjes, i riu shqiptar u larguar nga skena e krimit në drejtim të paditur.
Ndërsa autoritetet gjermane e shpallën në kërkim duke ofruar një shpërblim prej 3 mijë euro për këdo që jep informacion.
Ndërsa autori Fisnik Hoxha u arrestua pasditen e sotme nga forcat speciale gjermane.