AKTUALITET, 2 Dhjetor 2024, 19:06

Vrasja në Ndroq/ Pas vetëdorëzimit, autori i dyshuar “kyç” gojën para hetuesve

Vrasja në Ndroq/ Pas vetëdorëzimit, autori i dyshuar

Të dielën, Alfred Dedja u ekzekutua me armë zjarri në një lokal në Ndroq.

Për këtë ngjarje është vetëdorëzuar 24 orë pas krimit, autori i dyshuar, Julian Gjoshin. Ky i fundit rezulton kunati i Altin Hajrit, pronarit të kompleksit “Golden” në Shijak, ku në vitin 2020 u rrëmbye dhe u zhduk trupi i Jan Prengës.

Mësohet se se 26-vjeçari është shfaqur në gjendje të rënduar psikologjike.

Deri tani 26-vjeçari nuk  ka pranuar të flasë para oficerëve të policisë gjyqësore. Hetimet vijojnë ndërkohë për zbardhjen plotë të krimit në Ndroq.