AKTUALITET, 25 Janar 2025, 10:17

Vrasja e Vishës me 12 plumba pranë banesës, arrestohet një person, ja çfarë dyshohet! Pista kryesore, konfliktet e viktimës dhe të vëllait

Vrasja e Vishës me 12 plumba pranë banesës, arrestohet një

Policia e Tiranës ka ndaluar një person në lidhje me vrasjen e postierit Lulzim Visha, krimi ndodhur mëngjesin e djeshëm (24 Janar) në Zall Mner të Kamzës.

Personi, i identifikuar si Eduart Lami, është ndaluar gjatë kontrolleve në zonën e Kamzës për akuzën e armëmbajtjes pa leje.

Gjithashtu, dyshohet si i perfshirë në atentatin ndaj 48-vjeçarit Lulzim Visha, ndaj të cilit u qëllua me të pakten 12 plumba teksa ndodhej në automjetin e punës.

Në pyetje janë marrë edhe familjarët e Lulzim Vishës. Ndërkohë hetimet e policisë janë përqëndruar në një konflikt që viktima dhe vëllai i tij kanë pasur kohët e fundit.