TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur tre ditë më parë në Dropull, ku u vranë çifti i të moshuarve Kosta dhe Kleoniqi Ilia. Për këtë ngjarje në pranga është vënë autori i dyshuar, shtetasi me iniciale Th. M., 69 vjeç.
Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, Ardian Çipa në një konferencë për mediat teksa sqaroi të gjithë dinamikën e krimit të rëndë tha se autori i dyshuar ka qenë edhe më parë i dënuar për vjedhje, po është ka qenë në hetim për disa vepra penale.
Ai tha se autori i ka vrarë me sende të forta dhe me mjete prerëse, ndërsa për shkakun e vrasjes u shpreh se “ngjarja ka ndodhur për motive banale, konflikte të çastit dhe të vazhdueshme”.
“Nga veprimet hetimore të kryera u arrit në konkluzionin se viktimat ishin goditur me sende të forta dhe prerëse. Nga kontrolli i ushtruar në banesë u gjet dhe u sekuestrua dhe një vlerë rreth 5 milionë lekë të reja që çifti kishte në banesë. U shoqëruan 35 persona, u kryen kontrolle, u bë eksperiment hetimor.
Nga provat e siguruara rezulton se autor i këtij krimi është Th. M., 69 vjeç, banues po në këtë fshat (Bodrishtë). Në vijim të hetimeve u bë ekzekutimi i urdhrit për ndalimin e këtij shtetasi, me gjendje gjyqësore i dënuar më parë. Ndalimi u bë për veprën penale vrasje në rrethana të tjera cilësuese dhe mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municioneve”, tha Çipa.