TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin “burgim i përjetshëm” për Aleksandër Përdodën, autorin e vrasjes së dyfishtë të rapsodit Kol Murrani dhe mikut të tij Preng Simonit.
Ai kishte apeluar vendimin e Gjykatës së Lezhës që e kishte dënuar me burgim të përjetshëm për akuzat “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, si dhe “Moskallëzim krimi”.
Aleksandër Përdoda kishte kërkuar të shpallej i pafajshëm, por Apeli ka lënë në fuqi dënimin e tij me burgim të përjetshëm.
Rapsodi Kol Murrani dhe miku i tij Preng Simoni u gjetën të vrarë me armë zjarri më 27 prill të vitit 2020 në afërsi të shtëpive të tyre të vjetra në fshatin Lalm i Vjetër. Pasi kanë ngarkuar një thes me jonxhë, dy burrat kanë vendosur të kthehen në Lezhë, por rrugës dyshohet se janë qëlluar befasisht me armë zjarri nga Aleksandër Përdoda. Ngjarja mendohet të ketë ndodhur pas një konflikti pronësie mes Preng Simonit dhe Aleksander Përdodës, 8 muaj para ngjarjes.
Njoftimi i plotë:
Referuar raportimeve të mëparshme në media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:
Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lezhë u zhvillua gjykimi lidhur me çështjen penale që i përket të pandehurve me iniciale A.P dhe A.L, të akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, si dhe “Moskallëzim krimi”, të parashikuar nga nenet 79 (dh) -25, 278/1 dhe 300/1 të Kodit Penal.
Fakti objekt akuze lidhet me ngjarjen e datës 27.04.2020, ku në vendin e quajtur Lajmlukaj, Njësia Administrative Kolsh, Bashkia Mirditë, janë gjetur të vrarë me armë zjarri shtetasit me iniciale K.M. dhe P.S. pranë banesës së tyre, 150 metra larg shtëpisë së të pandehurit me iniciale A.P. Lidhur me ngjarjen e mësipërme është akuzuar i pandehuri me iniciale A.P, i cili ka patur konflikt pronësie me viktimën me iniciale P.S. Gjithashtu është akuzuar edhe i pandehuri A.L, për veprën penale për “Moskallzim Krimi”, parashikuar nga neni 300/1 të Kodit Penal.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, me vendimin nr. 162, datë 27.04.2022 ka vendosur:
Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga i pandehuri A.P, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, deklarimin e pafajshëm të të pandehurit A.P., për kryerjen e veprës penale të “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të parashikuar nga nenet 79 (dh) -25 dhe 278/1 të Kodit Penal.
Në përfundim të gjykimit, më datë 01.02.2023, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Relatore Gjyqtare znj. Vojsava Osmanaj dhe anëtarë z. Genti Dokollari dhe znj. Valbona Vata, vendosi: