AKTUALITET, 19 Nëntor 2024, 14:12

Vrasja e Klaudio Prendit, zbulohen pistat që po hetohen nga policia

Vrasja e Klaudio Prendit, zbulohen pistat që po hetohen nga policia

Detaje të reja kanë dalë nga atentati me armë zjarri që i mori jetën 27-vjeçarit Klaudio Prendi. Mësohet se ka kamerat e bizneseve afër janë sekuestruar dhe pamjet filmime të atentatit ku është parë se autorët kanë qëlluar në drejtim të 27-vjeçarit sapo ai ka dalë nga lokali, pa zbritur nga automjeti i tyre.

Po ashtu policia po kontrollon të gjithë intenerarin që kanë ndjekur autorët deri në zonën e Farkës, atje ku policia gjeti automjetin e djegur. Efektivët kanë mësuar gjithashtu se targat e makinës së përdorur për atentatin ishin greke.

27-vjeçari është djali i ish-gjyqtarit Fran Prendi, por shanset që detyra e të atit të jetë bërë shkak për vrasjen e Klaudio Prendit janë të pakta. Hetimet janë shtrirë edhe në disa drejtime të tjera. 27-vjeçari sipas grupit hetimor njihej si person problematik dhe më herët ka qenë i proceduar pasi ka qenë në kërkim gjatë zgjedhjeve të shkuara, sepse në zonën e Pukës ka qëlluar në ajër me armë zjarri. Sipas policisë gjatë kohëve të fundit ai ka pasur disa konflikte, jo të mëdha që mund të çonin deri në kryerjen e një vrasjeje. Gjatë mbrëmjes dhe gjatë orëve të para të mëngjesit ka pasur shoqërimin e disa personave me të cilët ka pasur konflikte, ata kanë mohuar që të kenë lidhje me këtë ngjarje, por hetuesit janë duke kryer të gjitha veprimet procedurale.