TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në interpelancën e thirrur nga deputetët e PD lidhur me operacionin që rezultoi në vrasjen e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës dhe plagosjen e Edison Adrit, ministri Besfort Lamallari refuzoi t’u përgjigjej pyetjeve lidhur me operacionin për shkak të vijimit të hetimeve.
Ai konfirmoi vetëm nisjen e hetimit administrativ nga Drejtoria e Policisë dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, për të cilin nënvizoi se duhet të jetë shterues.
“Do të doja shumë të kisha një përgjigje në këtë moment, por mund t’i përgjigjem vetëm hetimit administrativ. Ka nisur një hetim i tillë, si nga Drejtoria e Policisë, ashtu edhe AMP. Vetëm përfundimi i këtij vhetimi në mënyrë sa më të potë, shteruese, pa ndikim politik që mund tu japë përgjigje pyetjeve. Nuk mund të përfshihem me komente, derisa të përfundojë hetimi, i cili do të jetë i plotë, sepse bëhet fjalë për t’i dhënë drejtësi një efektivi që nuk është më mes nesh”, tha Lamallari.