AKTUALITET, 1 Prill 2024, 10:43

Vrasja e 18-vjeçarit/ Reagon Policia: U ndaluan katër autorët e dyshuar, tre prej tyre të mitur!

Vrasja e 18-vjeçarit/ Reagon Policia: U ndaluan katër autorët e

Detaje të reja dalin nga ngjarja e rëndë tek rrethi i Shkozës, mbrëmjen e së dielës (31 mars) ku humbi jetën 18-vjeçari Aurelio Dervishi.

Uniformat blu kanë shoqëruar katër autorët e dyshuar, 20-vjeçarin me iniciale F. Sh., 20 vjeç, dhe tre të mitur të moshës 16 vjeç, 16 vjeç, një 15 vjeç, ndërsa po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Paraprakisht dyshohet se katër të rinjtë duke udhëtuar me automjet tip Tiguan, janë konfliktuar për motive të dobëta me shtetasit që ndodheshin në makinë me 18-vjeçarin.

Më pas konflikti ka agravuar me mjete prerëse, ku është goditur me thikë Aurelio Dervishi, i cili si pasojë e dëmtimeve, ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/ Identifikohen dhe shoqërohen në ambientet e Policisë, 4 autorët e dyshuar të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në Shkozë.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për një konflikt të çastit me mjete prerëse mes disa personave, ku si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën shtetasi A. D., 18 vjeç, ju informojmë se:

Janë identifikuar, kapur dhe shoqëruar në ambientet e Policisë shtetasit F. Sh., 20 vjeç, dhe tre të mitur të moshës 16 vjeç, 16 vjeç, një 15 vjeç, dhe po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Nga veprimet paraprake hetimore të kryera ka rezultuar se këta shtetas mbrëmjen e djeshme, duke qarkulluar me automjet, janë konfliktuar për motive të dobëta me shtetasit që ndodheshin në automjet me 18-vjeçarin. Më pas konflikti ka agravuar me mjete prerëse, ku është goditur me thikë 18-vjeçari, i cili si pasojë e dëmtimeve, ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.