AKTUALITET, 19 Nëntor 2024, 18:28

Vrasja e 14-vjeçarit me thikë pranë shkollës në Tiranë, Gjekmarkaj: Ndjesë Martin që nuk ta ruajtëm dot jetën

Vrasja e 14-vjeçarit me thikë pranë shkollës në

Nënkryetari i PD-së, Agron Gjekmarkaj, ka reaguar gjatë fjalës në Kuvend për vrasjen e 14-vjeçarit nga bashkëmoshatari pranë shkollës Fan Noli në Tiranë.

“Ndjesë Martin për jetën që nuk ta ruajtëm dot. Ndjesë familjes së Martinit për dhimbjen e përjetshme që u lamë në gji. Kjo ndjesë është në emër të qeverisë shqiptare”, tha deputeti demokrat.

Duke u ndalur më tej te buxheti, që pritet të votohet në seancën e sotme, Gjekmarkaj tha se i shërben qeverisë dhe jo Shqipërisë.

“Ligji për buxhetin e shtetit duhej të ishte një ligji më i rëndësishëm që diskutojmë në mënyrë të përvitshëm në sallën e parlamentit. Por gjërat e rëndësishme në vendin tonë janë bërë të parëndësishme.

Teksa shoqërua jonë mbetet kureshtarë, korrupsioni harton buxhetin dhe buxheti është bujar me korrupsionin. Ai i shërben qeverisë dhe jo Shqipërisë. Shqipëria dhe qeveria janë në konflikt. Qeveria po e grabit atë. Ua merr xhepave të qytetarëve dhe ua çon klientëve të vetë në oborr”, tha Gjekmarkaj.