TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kuvendi i Shqipërisë miratoi ditën e sotme me 110 vota Pro Projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së pranimit të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryeministri Edi Rama, në Kartën e Bordit të Paqes. Ministra për Europën dhe Punët e Jashtë, Elisa Spiropali është shprehur se ky projektligj i miratuar është një hap domethënës që forcon zërin e Shqipërisë në skenën globale si një aleat dhe faktor për paqe, siguri e stabilitet.
“Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 110 vota Pro Projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së pranimit të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryeministri Edi Rama, në Kartën e Bordit të Paqes”.
Kuvendi konfirmoi vizionin dhe peshën e re të Shqipërisë në arkitekturën ndërkombetare, si një aleat dhe faktor për paqe, siguri e stabilitet.
Një hap domethënës që forcon zërin e Shqipërisë në skenën globale.
Me përgjegjësi, dinjitet dhe vizion për të lartësuar emrin e Shqipërisë dhe të shqiptarëve”, shkruan Spiropali.