TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sekretarja për Diasporën në Partinë Socialiste, Zerina Bruci thotë se propozimi i Partisë Demokratike, për votim me dokumente të huaja nga emigrantët, është diçka që nuk mund të realizohet.
Bruci u shpreh se mazhoranca mbështet çdo nismë për lehtësimin e procesit, por jo që ta cënojë atë nga ana e sigurisë.
“Ajo që do duhet të sqarojmë, në fund të aludimeve, është e rëndësishme që çfarëdo lehtësie që i jepet këtij procesi, nuk duhet të cënojë sigurinë e procesit. Edhe në Shqipëri sot, nuk votojmë me një dokument të një shteti tjetër. Është e pamundur. Kemi të bëjmë me çështje të sigurisë së sistemit. Të gjithë personat me dokument biometrik të skaduar, mund të votojnë. Lehtësojmë procesin, por pa cënuar sigurinë. Ne brenda vendit nuk kemi kosto për procesin e votimit. Për bashkëkombësit tanë jashtë, ata do të kishin koston e dërgimit të votimit me postë. Propozimi ka qenë që kjo kosto të hiqej, që të bëhej edhe një proces më i thjeshtë. Ata kanë impenjimet e tyre, angazhimet e tyre në vendin ku jetojnë. Është e rëndësishme që ta dërgojmë përpara këtë iniciativë. Problemet teknike kanë të bëjnë me regjistrimin në platformën PER. Kjo është kosto për ta. Nuk do të thoja që i druhemi një mosdakordësie të kodit, por do ishte keqardhje të mos kishim përballë këtë gatishmëri. Ne jemi të gatshëm të mbështesim çfarëdolloj nisme që e lehtëson këtë proces, por pa cënuar sigurinë e këtij procesi, që ka të bëjë me identifikimin e zgjedhësve. Ka qenë një kërkesë surprizuese. Të kërkosh gjë të tillë në këtë moment, është mungesë vullneti për të lehtësuar këtë proces”, theksoi ajo.