AKTUALITET, 20 Janar 2025, 18:46

“Vota e diasporës vullnet i përhershëm i PS”, Peleshi: Qeveria ka alokuar fonde për të garantuar që procesi i votimit të jetë 100% falas për emigrantët

“Vota e diasporës vullnet i përhershëm i PS”,

Në sesionin e tetë parlamentar të Kuvendit të Shqipërisë, socialisti Niko Peleshi, renditi arritjet e deritanishme të qeverisë ndërsa pranoi se ka ende punë dhe sfida para.

Sakaq ai theksoi se imazhi i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare ka ndryshuar dhe se nuk ka lidhje me imazhin e 10 viteve më parë.

Peleshi u ndal më pas te zgjedhjet e 11 majit dhe vota e diasporës.

Ai tha se vota e diasporës ka qenë vullnet i përhershëm i PS dhe se qeveria ka alokuar fonde për të garantuar që emigrantët të votojnë 100% falas.

Niko Peleshi: Imazhi i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare sot nuk ka të krahasuar me 10 vite më parë…Sot Shqipëria jo rastësisht në raport me aleatët euroatlantike është vend pritës i samiteve evropiane, sot çdo europian që takon ose ka qenë në Shqipëri ose ka në plan të vijë në Shqipëri.

Ne si deputetë duhet të bëjmë pjesën tonë për reformimin e Shqipërisë. Vota e diasporës është vullnet i përhershëm i Partisë Socialiste. 45 mijë emigrantë janë regjistruar deri më tani. Por sfidat mbeten të shumta por është arritur një konsensus për lehtësimin e votës për emigrantët.