TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Teksa zgjedhjet e 11 majit po afrojnë, shqiptarët e Diasporës kanë nisur që të regjistrohen për të votuar. Në një njoftim të bërë me dije nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, shkruhet se 10 mijë shqiptarë nga Diaspora janë regjistruar për të votuar në më pak se 72 orë.
Ajo shton se votimi është i lehtë dhe i shpejtë, duke i nxitur që mos ta humbasin këtë mundësi unike.
Reagimi:
KQZ Shqipëri nxit të gjithë shtetasit shqiptarë që duan të votojnë nga jashtë të regjistrohen sa më parë për të marrë pjesë në Zgjedhjet për Kuvendin të datës 11 Maj 2025. Shpërndani linkun e mëposhtëm që të aplikojnë edhe miqtë dhe të afërmit tuaj.
Regjistrimi është i lehtë dhe i shpejtë. Vizitoni diaspora.kqz.gov.al dhe mos e humbni këtë mundësi unike për të shkruar historinë bashkë.
Vota Jote, Zëri Yt për Shqipërinë!
Shkarkoni aplikacionin mobile KQZ për Android dhe IOS, ose vizitoni ëëë.kqz.gov.al (rubrika Votues nga Jashtë) për të marrë të gjitha informacionet se si mund të votoni nga jashtë territorit të Shqipërisë për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë 2025”, shkruan KQZ.