TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Lulzim Basha, ka postuar një video në facebook, me reagimet e ashpra të Ramës dhe Berishës ndaj SPAK. Basha shkruan se sulmet ndaj drejtësisë vijnë nga ata që kanë të njëjtin hall.
“Është e qartë tashmë kush është në luftë kundër drejtësisë dhe kush e mbështet atë pa kushte” - shprehet Basha.
Reagimi i Bashës:
Dëgjojini, me zë e figurë, e njëjta gjuhë, të njëjtat sulme ndaj drejtësisë, sepse kanë të njëjtin hall.
Është e qartë tashmë kush është në luftë kundër drejtësisë dhe kush e mbështet atë pa kushte.
Vota juaj më 11 maj është vendimtare për ta lënë pas tranzicionin, përmes fundit të pandëshkueshmërisë, për të nisur një kapitull të ri shprese dhe mirëqenie për familjet shqiptare. Shqipëria meriton më shumë