TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në Komisionin për Çështjet Sociale dhe Shëndetësisë Albana Vokshi ka ngritur shqetësimin për mosfunksionimin e urgjencës në QSUT tashmë prej dy muaj, pas zjarrit që përfshiu katin zero të spitalit.
Në fjalën e saj Vokshi tha se duhet të përgjigjet ministrja e Shëndetësisë në lidhje me një denoncim që ajo ka marrë nga një qytetar se në QSUT të premten në mëngjes kanë ikur dritat për dy orë dhe për pasojë kanë ndërruar jetë katër pacientë.
"Ngjarje e rëndë në QSUT. Sipas këtij informacioni një punonjës që punon në QSUT kanë ikur dritat për më shumë se dy orë. Sipas këtij punonjësi ka pasur 4 të sëmurë që kanë humbur jetën, gjatë periudhës që kanë ikur dritat, pasi kanë qenë të intubuar, nuk ka funksionuar linja backup. Nëse ky informacion është i vërtetë do të ishte një skandal shumë i madh. Një spital si QSUT a mund të rri pa drita. A është e vërtetë që të premten në mëngjes duke u gdhirë kanë ikur dritat. Pse s’ka punuar gjeneratori. Ku janë dërguar pacientët,"- tha Vokshi.