AKTUALITET, 8 Maj 2024, 15:22

Vodhi para dhe 2 celularë në dhomën e pacientëve në spitalin e Dibrës, arrestohet 30-vjeçari

Vodhi para dhe 2 celularë në dhomën e pacientëve në

Një 30-vjeçar është arrestuar pasi ka vjedhur një shumë parash dhe dy celularë nga një dhomë pacientësh në spitalin e Dibrës. Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet B.M.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, sapo janë njoftuar se në një dhomë në spitalin rajonal të Dibrës, 2 pacientëve dhe shoqërueses së njërit prej tyre, iu ishin vjedhur një shumë parash dhe 2 celularët, kanë organizuar punën për të identifikuar dhe arrestuar autorin.

Si rezultat, u kap dhe u vu në pranga, për veprën penale “Vjedhja”, autori i dyshuar i këtij rasti, shtetasi B. M., 30 vjeç, banues në Peshkopi”, njofton policia. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Dibër.", sqaron policia.